FAQ

Pse të na zgjidhni ne?

RROTA24.com është një faqe e themeluar në Zvicër dhe serveri i saj gjendet po atje. Ne krenohemi me faktin se duke krijuar këtë faqe, i është përkushtuar shumë vëmendje sigurisë suaj. Që nga fillimi, ne jemi përpjekur drejt shërbimeve profesionale të marrjes me qira të automjeteve dhe ofertave cilësore për klientët tanë duke ruajtur një avantazh konkurrues për sa i përket çmimeve të marrjes me qira të makinave në Kosovë.

Vjedhja e identitetit është krim që vazhdimisht evoluon dhe përdoruesit e shumtë nuk janë të vetëdijshëm nga taktikat më të fundit të përdorura nga kriminelët profesional. Duke përdorur RROTA24.com për marrjen edhe jepjen të një veture me qira, përdoruesit mund të mbështeten në ekspertizën e RROTA24.com për të mbrojtur veten nga forma të ndryshme të mashtrimit.

Qiramarrës

Si funksionon?

Vetëm nëpërmjet dy hapave shumë të thjeshtë, do jeni te aftë të ngisni veturën tuaj të ëndrrave. E vetmja që duhet të bëni është ta kërkoni veturën e deshiruar dhe pasi ta zgjidhni atë, të bëni rezervim për ditët e dëshiruara duke shtypur butonin “Rezervo tani” dhe të lini detaje për kontakt.

Pasi ta keni bërë reservimin, mund të kontaktoni pronarin shumë lehtë duke e përdorur bisedën, që gjendet te pjesa “Rezervime” në profilin tuaj. Fillimisht rezervimi juaj do jetë në pritje të miratimit. Pasi pronari ta ketë shqyrtuar atë do të merrni përgjigje nëse kërkesa juaj është miratuar apo anuluar.

 

Nuk jam akoma gati të rezervoj veturë po dua të jem pjesë e platformës suaj, si mund ta bëj këtë?

Ska problem. Thjesht regjistrohuni dhe veturat që do kishit dëshiruar ti rezervoni mund t’i ruani në pjesën “Bookmark” e cila gjendet te profili juaj, që herën tjetër kur të vizitoni platformën tonë të mund t’i gjeni shumë lehtë. Kur të jeni gati të rezervoni thjesht ndiqni dy hapat e shpjeguara më lart.

Gjithashtu mund të abonoheni për të marrë email-e me oferta më të reja dhe ekskluzive, duke lënë email-in tuaj te pjesa Abonohu në fund të faqes kryesore.

 

Ku duhet ta bëj pagesën për veturën?

Pagesa për veturën bëhet direkt te pronari.

 

Sa duhet të paguaj për t’u regjistruar te faqja juaj?

Nuk duhet të paguani asgjë. Krijimi i profilit është plotësisht FALAS.

 

Vall duhet të krijoj profil me RROTA24 për të rezervuar veturë me qira?

Gjatë rezervimit automatikisht do t’ju krijohet profil me informacionet e kontaktit që ju do të jepni. Kjo ju mundëson juve që ta ruani punën tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë tuaj. Pasi të krijoni llogari, mund ta përdorni atë për të bërë rezervime pakufi.

 

Për sa kohë do të marr përgjigje vall rezervimi tim është miratuar/anuluar?

Pasi e bëni rezervimin, kërkesa menjëherë do të kalohet te qiradhënësi dhe sapo të jetë e shqyrtuar ju do të merni një përgjigje.

 

Qiradhënës

Si funksionon?

Thjesht duhet të krijoni një profil falas në faqen tonë duke shtypur butonin “Regjistrohu” dhe më pas të prisni aprovimin e profilit nga administratori I faqes. Pasi të jeni aprovuar mund ta/ti postoni veturën/veturat tuaj/a në pjesën “Vetura”. Kur të merrni një kërkesë nga klienti ju do mund ta kontaktoni duke përdorur bisedën që gjendet te rezervimi. Pasi ta keni shqyrtuar atë, do vendosni nëse ta miratoni apo ta anuloni rezervimin.

 

Çfarë domethënë “Boost your ad”?

Opsioni “Përforconi reklamën tuaj” ju mundëson ta vendosni veturën tuaj te veturat e rekomanduara që shfaqen në faqen kryesore të platformës, ose ta ngjyrosni reklamën për t’i tërhequr vëmendjen vizitorëve dhe kështu të keni më shumë shanse të merrni një rezervim për një kohë shumë më të shkurtër. Për më shumë informacione klikoni KËTU

 

Sa duhet të paguaj për t’u regjistruar te faqja juaj?

Për t’u regjistruar nuk duhet të paguani asgjë. Krijimi i profilit është plotësisht FALAS. Nëse doni ta përshpejtoni procesin për të marrë sa më shumë rezervime nga klientë, ju mund ta vendosni veturën tuaj te pjesa e veturave të rekomanduara ose të bëni që publikimi tuaj të shfaqet me ngjyrë duke klikuar KËTU.

 

Vall duhet të krijoj profil me RROTA24 për të publikuar veturë me qira?

Po. Pasi të regjistroheni si Qiradhënës, profili tuaj duhet të aprovohet nga administratorët e platformës. Pastaj ju do të mund të publikoni vetura që do të shfaqen në webfaqen tonë.